Fushata për regjistrimin e komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas, e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vazhduar me vizita në Komunat Pejë dhe Istog me ç’rast Zëvendësministri I Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj ka vizituar këto dy komuna dhe ka takuar kryetarët Gazmend Muhaxhiri dhe Haki Rugova. 25 shkurt 2015
Fushata për regjistrimin e komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas, e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vazhduar me vizita në Komunat Pejë dhe Istog me ç’rast Zëvendësministri I Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj ka vizituar këto dy komuna dhe ka takuar kryetarët Gazmend Muhaxhiri dhe Haki Rugova.
Në komunën e Pejës Zëvendësministri Bajram Gecaj u prit nga kryetari i Komunës, z. Gazmend Muhaxheri, ku u informua nga Kryetari se në Komunën e Pejës shumica e komuniteteve RAE janë të regjistruar dhe komuna është në procesin e identifikimit për të evidentuar nëse të gjitha komunitetit janë regjistruar . Zëvendësministri I MAPL-s ë, z. Bajram Gecaj, bashkë me Kryetarin Gazmend Muhaxheri vizatuan vendbanimet e banuar me komunitetet Rom Ashkalinjë dhe Egjiptas që banojnë në komunën e Pejës. Pas vizitës në Komunën e Pejës, Zëvendësministri Bajram Gecaj, vizitoi komunën e Istogut ku prit nga Kryetari Haki Rugova dhe diskutuan gjithashtu për procesin e regjistrimit tw komunitetit RAE dhe vizatuan familjet e komuniteti RAE në komunën e Istogut.