Në vazhdimësi të bashkëpunimit dhe përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkët, si dhe për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, MAPL ka filluar realizimin e vizitave në komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen obligimet nga agjenda evropiane, obligime këto të cilat janë të përfshira në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA). 20 shkurt 2015
Në vazhdimësi të bashkëpunimit dhe përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkët, si dhe për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, MAPL ka filluar realizimin e vizitave në komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen obligimet nga agjenda evropiane, obligime këto të cilat janë të përfshira në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA).
Me datën 20 shkurt 2015, në plan të vizitave të komunave nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në kuadër të MAPL-së ishte komuna e Podujevës.
Gjatë vizitës në komunën e Podujevës, ekipi i MAPL-së i kryesuar nga z. Agron MAXHUNI, Udhëheqës i Departamentit për Ligjor dhe Monitorim të Komunave, znj. Fabardha LATAJ, zyrtare për Integrime Evropiane dhe znj. Vjosa Shehu, zyrtare për Integrim dhe Riintegrim, u prit nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Podujevës z. Mehmet Gashi. Përveç Kryesuesit të Kuvendit, të pranishëm në takim ishin edhe drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarë komunal për integrime evropiane. Në këtë takim u diskutua lidhur
• Prezantimin e raportit vjetor dhe të gjeturat për komunën e Podujevës, për vitin 2014;
• Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunës; dhe
• Plani individual i komunës për MSA, për vitin 2015.
Në fund, të takimi palët u dakorduan që të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme, sidomos në fushat që ndërlidhen me agjendën evropiane.