Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë në komunën e Podujevës – Takim me komunitetet Rom Ashkalinj dhe Egjiptas

Fushata e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për regjistrimin falas të komunitetit (RAE), si segment i rëndësishëm i drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave, ka  vazhduar në komunën e Podujevës. 16 shkurt 2015, Prishtinë

Fushata e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për regjistrimin falas të komunitetit (RAE), si segment i rëndësishëm i drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave, ka  vazhduar në komunën e Podujevës.

Me këtë rast Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, vizitoi  Komunën  e Podujevës ku u takua me Kryetarin e Komunës z. Agim Veliu, dhe diskutuan lidhur me procesin e Regjistrimit të komunitetit RAE. 

Kryetari Veliu, njoftoi se në Komunën e Podujevës pjesëtarët e komunitetit RAE janë të regjistruar të gjithë dhe se janë të  integruar në shoqëri në të gjitha segmentet dhe trajtohen njësoj sikurse të gjithë qytetarët tjerë. 

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve RAE në komunën e Podujevës . Ata vlerësuan lartë bashkëpunimin me administratën komunale duke potencuar se falë këtij bashkëpunimi këto komunitete janë integruar plotësisht dhe ndjehen të barabartë me komunitetin shumicë.  Sipas statistikave që posedon përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete, në komunën e Podujevës  jetojnë 910 pjesëtar të komunitetit RAE dhe 5 serb.

Fushata e MAPL-së  për regjistrimin e komunitetit RAE, do të vazhdojë edhe në komunat tjera të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors