Vizitë në komunën e Rahovecit – takim me komunitetet Rom Ashkali dhe Egjiptas

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 26 shkurt 2015, ka realizuar vizitën e radhës në komunën  e Rahovecit, ku  Udhëheqësja e Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut znj. Fakete Kuka së bashku me zyrtarët e divizionit,  u pritën  nga Drejtori i Administratës z. Salih Sallteku, Koordinatorja e NJDNJK-së dhe Zyrtari për Komunitete dhe Kthim. 27 shkurt 2015

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 26 shkurt 2015, ka realizuar vizitën e radhës në komunën  e Rahovecit, ku  Udhëheqësja e Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut znj. Fakete Kuka së bashku me zyrtarët e divizionit,  u pritën  nga Drejtori i Administratës z. Salih Sallteku, Koordinatorja e NJDNJK-së dhe Zyrtari për Komunitete dhe Kthim.
 
Gjatë takimit përfaqësuesit e komunës së Rahovecit janë njoftuar lidhur me fushatën për regjistrim Falas të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, e cila fushatë po realizohet me qëllim të realizimit të të drejtave të njeriut si dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani Nacional i Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe  një ndër kushtet për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës.

U informuam se në komunën e  Rahovecit jetojnë gjithsej rreth 700 banorë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian e që përveç  4 rasteve, të gjithë janë të  regjistruar. Gjithashtu komuna njoftoi se  kryetari i komunës ka nxjerr vendim që të gjitha shërbimet komunale të ofrohen falas për komunitetet në fjalë e që jetojnë në kushte të renda.

Ndërsa në fund, është adresuar edhe çështja e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut: Projektligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Projektligji për Barazi Gjinore dhe Projektligji për Avokatin e Popullit, ku nivelit komunal ju është dhënë mundësia e ofrimit të komenteve dhe sugjerimeve për plotësimin ndryshimin e Projektligjeve.