Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë në komunën e Skenderajt-Obligimet nga agjenda Evropiane

Në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, gjatë muajit shkurt dhe mars 2015, MAPL do të realizojë serinë e vizitave në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane të cilat obligime janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA). 19 shkurt 2015

Në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, gjatë muajit shkurt dhe mars 2015, MAPL do të realizojë serinë e vizitave në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane të cilat obligime janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA).

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal respektivisht Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, filloi serinë e vizitave në terren. Sot, me datë 18 shkurt 2015, në kuadër të agjendës së takimeve dhe planit të vizitave në terren, zhvilloi takimin e parë, në komunën e Skenderajt.
   
Takimi u hap nga Zëvendës Kryetari i Komunës z. Fadil Nura cili priti ekipin e MAPL-së të kryesuar nga zj Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, Vjosa Shehu – Zyrtare për Integrim dhe Ri-integrim, Yll Valla – Zyrtar për standarde të BE-së, Sibel Gutiq – Zyrtare për programim dhe Fatbardha Lataj – Zyrtare për Integrime Evropiane. Të pranishëm në takim ishin të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës së Skenderajt dhe Zyrtari për Integrime Evropiane.

Temat e diskutimit në takimin e përbashkët,  ishin:

1. Prezantimi i raportit vjetor dhe të gjeturat për komunën e Skenderaj, për vitin 2014;
2. Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunës;
3. Plani individual i komunës për MSA, për vitin 2015.

Theks i veçantë i është vënë diskutimit të planit të veprimit komunal për MSA. Në total nga 157 pyetje, të cilat janë formuluar për lehtësi të qasjes dhe përdorimit nga zyrtarët komunal, në takimin e përbashkët të MAPL-së dhe Komunës janë përcaktuar drejtoritë përgjegjëse për të përmbushur detyrat e caktuara gjatë vitit 2015, që dalin nga lista e obligimeve të agjendës evropiane. Në fund, përfaqësuesit e MAPL-së dhe Skenderaj, bashkërisht u dakorduan për versionin final të planit komunal për MSA. Ashtu si edhe nga viti i kaluar, Komunat do të raportojnë në baza tremujore lidhur me obligimet nga agjenda Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors