VIZITË ZYTARE E MINISTRIT TË MAPL-SË, Z. ELBERT KRASNIQI NË REPUBLIKËN E ITALISË

Qershor, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi në kuadër të Festivalit të Ekonomisë në Trento, u prit në takim nga znj. Donatella Conzatti, Anëtare e Senatit të Republikës së Italisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Republikës së Italisë dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.