Prishtinë, 21 Janar 2019
Dje, datë 21 Janar 2019, Zëvendës Ministri i MAPL-së z. Bashkim Krasniqi, me iniciativë të tij, ka realizuar takimin e përbashkët me z. Isa Osmani, këshilltar politik i Kryeministrit, znj. Keriman Sadikay, zyrtare e lartë për mundësi të barabarta dhe minoritete në Zyrën për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit, znj. Fakete Kuka, Udhëheqës e Divizionit për Avansimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, znj. Luljeta Ibishi, zyrtare e lartë për të drejtat e njeriut dhe znj. Teuta Fazliu, zyrtare për të drejtat e njeriut.
Ky takim kishte për qëllim planifikimin dhe realizimin e vizitave të disa komunave, përkatësisht Zyrave të Komuniteteve në të cilat janë të përqëndruar komuniteti Egjiptan, Ashkali dhe Rom, si dhe për tu njoftuar për së afërmi me punën dhe sfidat e tyre gjatë vitit 2018.