Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me fokus në projekte që sjellin rezultate të prekshme për qytetarët.
Projekti “Be Clean, Be Green”, i realizuar ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Rahovecit, me financim të Bashkimit Evropian dhe angazhimin e MAPL-së, dëshmon se bashkëpunimi përtej kufijve administrativë mund të prodhojë vlera të përbashkëta.
Zëvendësministri Batusha gjatë takimit theksoj se’ Komunat nuk janë vetëm kufij administrativë në hartë. Ato janë hapësira ku qytetarët jetojnë, ku problemet marrin formë dhe ku bashkëpunimi duhet të shndërrohet në zgjidhje konkrete’.
Ndërsa Kryetari Beqiri, përmendi zhvillimin lokal si prioritet duke theksuar se ai nuk ndërtohet me fjalë, por me projekte, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Dhe kur komunat bashkojnë përpjekjet, përfituesi kryesor duhet të jetë gjithmonë qytetari

