Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini ka marrë pjesë në Akademinë Politike për gratë në pushtetin lokal në Kosovë

Prishtinë, 11 qershor, 2022
Zëvendës sekretarja e përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini së bashku me deputeten e kuvendit të Kosovës znj. Mimoza Kusari Lila dhe Zëvendës Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Kilian Wahl sot kanë marrë pjesë në Akademinë Politike për gratë në pushtetin lokal. Në kuadër të këtij takimi ajo shpalosi rolin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në sfondin e barazisë gjinore, politikat e MAPL -së për fuqizimin e grave në nivel lokal, regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, promovimin e politikave afirmative për barazi gjinore dhe çështje të tjera të rëndësishme.
Znj. Çerkini gjithashtu inkurajoi vajzat dhe gratë që të jenë më aktive në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes në nivel lokal, duke dhënë kështu kontributin e tyre dhe duke u bërë pjesë e rëndësishme e proceseve lokale.
Ky takim mbështetet nga misioni i OSCE-së në Kosovë.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors