Prishtinë, 02 qershor 2022
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini sot priti në takim Shefen e Misionit të IOM-it znj. Anna Rostocka. Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e promovimit të drejtave të njeriut, në veçanti mbështetjes së grupeve të margjinalizuara.
Znj. Çerkini mirëpriti takimin, duke theksuar se MAPL është e gatshme dhe do të përkrahë bashkëpunimin me IOM-in, me qëllim të përkrahjes sa më të madhe në Parandalimin e Racizmit, duke përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer në secilën iniciativë dhe program të rëndësishëm të të drejtave të njeriut në komuna.
Ishte një diskutim i frytshëm tha zonja Rostocka, duke konfirmuar se nevojitet një bashkëpunim dhe partneritet i vazhdueshëm ndërmjet të dyja palëve në hartimin e projekteve të reja për t’i arritur synimet e përcaktuara bashkërisht.