Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministrat Hajredin Kuci dhe Slobodan Petrovic vizituan komunën e Gracanicës

Zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës z. Hajredin Kuci dhe z. Slobodan  Petrovic, qëndruan për vizitë zyrtare në Gracanicë me ç’rast u… Zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës z. Hajredin Kuci dhe z. Slobodan  Petrovic, qëndruan për vizitë zyrtare në Gracanicë me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Bojan Stojanovic ku  njoftuan me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Gracanicës.

Zëvendëskryeministrat Kuci dhe Petrovic u njoftuan edhe me problemet e mungesës së energjisë elektrike me të cilat po përballen disa qytetarë të Komunës së Gracanicës  dhe  u zotuan për mbështetjen e plotë nga ana e Qeverisë  për të zgjidhur sa më parë problemin e mungesës së energjisë elektrike ne Gracanice.

“Jemi të impresionuar me aktivitete dhe angazhimet që kanë qenë në vitin 2010. Graqanica është një komunë funksionale, ku qytetarët e ndjejnë veten mirë dhe cdo ditë e më shumë ata i ndjejnë të arriturat që i bën komuna, kryetari i saj dhe Qeveria e Kosovës” tha  Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Hajredin KuciNdërsa Zëvendëskryeministri Slobodan  Petrovic tha se Zyra e Kryeministrit dhe MAPL do ta në të mbështesë fuqishëm implementimin e planeve zhvillimore të Graçanicës ndërsa së  shpejti do të zgjidhet edhe  problemi i mungesës së energjisë elektrike.

"Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  në të ardhmen do të mbështesë fuqishëm implementimin e planeve të Graçanicës dhe së shpejti do të zgjidhet edhe problemi  i ndërprerjes  së energjisë elektrike me të cilit problem po përballen disa qytetarë të komunës së Graçanicës " tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petroviç.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors