Zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës z. Hajredin Kuci dhe z. Slobodan Petrovic, qëndruan për vizitë zyrtare në Gracanicë me ç’rast u… Zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës z. Hajredin Kuci dhe z. Slobodan Petrovic, qëndruan për vizitë zyrtare në Gracanicë me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Bojan Stojanovic ku njoftuan me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Gracanicës.
Zëvendëskryeministrat Kuci dhe Petrovic u njoftuan edhe me problemet e mungesës së energjisë elektrike me të cilat po përballen disa qytetarë të Komunës së Gracanicës dhe u zotuan për mbështetjen e plotë nga ana e Qeverisë për të zgjidhur sa më parë problemin e mungesës së energjisë elektrike ne Gracanice.
“Jemi të impresionuar me aktivitete dhe angazhimet që kanë qenë në vitin 2010. Graqanica është një komunë funksionale, ku qytetarët e ndjejnë veten mirë dhe cdo ditë e më shumë ata i ndjejnë të arriturat që i bën komuna, kryetari i saj dhe Qeveria e Kosovës” tha Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Hajredin KuciNdërsa Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic tha se Zyra e Kryeministrit dhe MAPL do ta në të mbështesë fuqishëm implementimin e planeve zhvillimore të Graçanicës ndërsa së shpejti do të zgjidhet edhe problemi i mungesës së energjisë elektrike.
"Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në të ardhmen do të mbështesë fuqishëm implementimin e planeve të Graçanicës dhe së shpejti do të zgjidhet edhe problemi i ndërprerjes së energjisë elektrike me të cilit problem po përballen disa qytetarë të komunës së Graçanicës " tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petroviç.