7 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe ministër i administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petrovic është takuar sot me të emëruarin e ri, shefin e zyrës së operacioneve të zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosove, Kristof Shtok.
7 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe ministër i administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petrovic është takuar sot me të emëruarin e ri, shefin e zyrës së operacioneve të zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosove, Kristof Shtok.
Gjatë këtij takimi, Ministri Petrovic dhe z. Shtok kanë biseduar për bashkëpunimin e deri tanishëm të Komisionit Evropian me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe janë pajtuar që për të përmirësuar jetën e qytetarëve, është e nevojshme të punohet në realizimin e qëllimit të përbashkët dhe të një perspektive më të mirë për të gjithë qytetaret e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka theksuar se procesi i decentralizimit, i cili nuk është kryer akoma në veri të Kosovës, është prioritet i punës së Ministrisë së Pushtetit Lokal.
Ministri Petrovic ka thënë se implementimi i projekteve që do të jenë shumë të rëndësishme për qytetarët, do të realizohen në mënyrë transparente.
Për herë të parë pas 12 vitesh është vendosur kontakti real me qytetarët të cilët jetojnë në veri të Kosovës, kështu që edhe Ministria edhe Qeveria e Kosovës janë lajmëruar si donatorë dhe partnerë, gjë që deri më tani nuk ka qenë e mundur.
"Është e domosdoshme pjesëmarrja e të gjithë partnerëve për avancimin e situatës në veri, për t’u formuar me sukses komuna në veriun e Mitrovicës. Po ashtu roli i Komisionit Evropian është shumë I rëndësishëm” ka thënë Zëvendëskryeministri.
Ndër të tjera, Ministri Petrovic tha se prêt ndihmë për një perspektivë më të mirë Evropiane për të gjithë qytetarët e Kosovës, si edhe në procesin e kyçjes në integrimet euro -atlantike.