Sot në ceremoninë në lokalet e komunës së re të Parteshit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, komuna e Parteshit dhe UNDP-ja kanë … 9 mars 2011, Prishtinë
Sot në ceremoninë në lokalet e komunës së re të Parteshit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, komuna e Parteshit dhe UNDP-ja kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për krijimin e Strategjisë së Integruar për Zhvillim të Qëndrueshëm për këtë komunë. Nënshkrimi i MM-së ishte vetëm një nga objektivat e ngjarjes së sotme. Përveç MM-së, komunës më të re të Kosovës, Parteshit, iu dorëzuan pajisje kadastrale.
Ministri Petrovic ishte i kënaqur me punën e kryetarit të komunës dhe kabinetit të tij. Projektet që janë përmbushur për një periudhë shumë të shkurtër në këtë komunë i kanë bërë përshtypje Ministrit Petrovic dhe Përfaqësuesit rezident të UNDP-së.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Z. Slobodan Petrovic shpreson që komuna më e re në Kosovë do të pranojë vëmendjen e merituar, duke pasur parasysh se kjo është komuna më e re në Kosovë, tashmë me rezultate madhështore.
"Kadastra dhe Strategjia do të shpie komunën në krijimin e qeverisjes së duhur lokale. Strategjia, në perspektivë afatgjate, do t’i ndihmojë kryetarit të komunës dhe stafit komunal t’i qaset qytetarëve në përmbushjen e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë", theksoi Petrovic.
Z. Osnat Lubrani, përfaqësues rezident i UNDP-së dhe Koordinator i Zhvillimit nga OKB në Kosovë theksoi rëndësinë e partneritetit me Ministrinë gjatë punës së përbashkët për përmirësimin e komunave të reja.
"Qëllimi i kësaj Strategjie është të identifikojë dhe promovojë zbatimin e nismave gjithëpërfshirëse të komunitetit që përmirësojnë cilësinë e jetës, cilësinë e vendit dhe mundësive ekonomike për të gjithë banorët e komunave" tha Z. Lubrani.
Kryetari i komunës së Parteshit, Z. Nenad Cvetkovic ka falënderuar Ministrinë dhe UNDP-në për partneritet bujar dhe tha se dyert e komunës janë të gjithmonë të hapura dhe ai, bashkërisht me palët kryesore të interesuara, do të përballojnë problemin e ardhshëm në punën e tij. Ai shpreson për më shumë bashkëpunim intensiv.