Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL -së u takua me Drejtorin e Bankës Botërore

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL -së  u takua me Drejtorin e Bankës Botërore       Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL -së  u takua me Drejtorin e Bankës Botërore         

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic,priti  në kabinetin e tij z. Ranjit Nayak,  Drejtor i Bankës Botërore në Kosovë.

Takimi pati për qëllim diskutimet rreth mundësive të bashkëpunimit mes MAPL-së dhe Bankës Botërore  për projekte të cilat janë në interes të të dyja palëve  posaçërisht projekte të cilat  stimulojnë zhvillimin ekonomik në nivel lokal.

Gjatë këtij takimi,Ministri Petrovic tha se  Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal është e gatshme  të vazhdojë bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe se dyert e Ministrisë janë të hapura  për të realizuar  projekte të përbashkëta për komunat.

“Dyert e MAPL-së janë te hapura për bashkëpunim dhe jam i sigurt që do të gjejmë formula te përbashkëta të bashkëpunimit” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së,  z. Slobodan Petrovic.

z. Slobodan Petrovic e njoftoi z. z. Ranjit Nayak se MAPL ka zhvilluar orientimet strategjike komunale për zhvillim për komunat e reja Gracanicë, Kllokot, dhe Ranillug dhe së shpejti do të përfundojë edhe strategjinë për Komunën e Parteshit.

Ndërkaq Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak theksoi se duhet të krijuar ardhme më të mirë për komunat duke punuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm  ekonomik dhe në aftësinë konkurruese, dhe duhet realizuar projektet qe janë prioritare dhe te shikohet mundësi për projekte me te mëdha.

Banka Botërore dhe KB kane strategji te përbashkëta dhe ne bashkëpunim me Qeverinë e  Kosoves,përkatësisht me MAPL, do të realizohen me kohë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors