Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL -së u takua me Drejtorin e Bankës Botërore Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL -së u takua me Drejtorin e Bankës Botërore
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic,priti në kabinetin e tij z. Ranjit Nayak, Drejtor i Bankës Botërore në Kosovë.
Takimi pati për qëllim diskutimet rreth mundësive të bashkëpunimit mes MAPL-së dhe Bankës Botërore për projekte të cilat janë në interes të të dyja palëve posaçërisht projekte të cilat stimulojnë zhvillimin ekonomik në nivel lokal.
Gjatë këtij takimi,Ministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe se dyert e Ministrisë janë të hapura për të realizuar projekte të përbashkëta për komunat.
“Dyert e MAPL-së janë te hapura për bashkëpunim dhe jam i sigurt që do të gjejmë formula te përbashkëta të bashkëpunimit” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic.
z. Slobodan Petrovic e njoftoi z. z. Ranjit Nayak se MAPL ka zhvilluar orientimet strategjike komunale për zhvillim për komunat e reja Gracanicë, Kllokot, dhe Ranillug dhe së shpejti do të përfundojë edhe strategjinë për Komunën e Parteshit.
Ndërkaq Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak theksoi se duhet të krijuar ardhme më të mirë për komunat duke punuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në aftësinë konkurruese, dhe duhet realizuar projektet qe janë prioritare dhe te shikohet mundësi për projekte me te mëdha.
Banka Botërore dhe KB kane strategji te përbashkëta dhe ne bashkëpunim me Qeverinë e Kosoves,përkatësisht me MAPL, do të realizohen me kohë.