Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së z. Sllobodan Petrovic mori pjesë në tryezën “Roli i udhëheqjes komunale në zhvillimin ekonomik lokal”

Zëvendëskryeministri  Sllobodan Petrovic : Ne dëshirojmë që të mbajmë në kujdes zhvillimin sektorial nëpër komuna varësisht nga prioritetet e tyre po punojmë ngushtë …
Zëvendëskryeministri  Sllobodan Petrovic : Ne dëshirojmë që të mbajmë në kujdes zhvillimin sektorial nëpër komuna varësisht nga prioritetet e tyre po punojmë ngushtë me ZKNE që t’i japim impuls të veçantë zhvillimit të turizmit në Komunën e Shtërpcës dhe Prizrenit

01 mars 2011 Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic  mori pjesë në tryezën  “Roli i udhëheqjes komunale në zhvillimin ekonomik lokal”, organizuar nga Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive.

Gjatë fjalimit të tij, ministri Petrovic tha se  Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal si sponzoruese e hartimit të legjislacionit bazik për vetëqeverisje lokale ka krijuar hapësirën ligjore që i ka mundësuar komunave të kenë kompetenca të mjaftueshme për të qenë përgjegjëse për zhvillim ekonomik lokal.

"MAPL ne bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse te Komisionit Evropian ka iniciuar themelimin e Agjensioneve Regjionale Zhvillimore te cilat janë konkretizuar me marrëveshje ndër komunale të nënshkruara në 5 regjione ekonomike: AZHR Qender, Veri, Jug, Perëndim dhe Lindje, pjesë e këtyre marrëveshjeve tashmë janë edhe komunat e reja” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se MAPL në bashkëpunim me UNDP –në ka  zhvilluar Orientimet strategjike komunale për zhvillim për komunat e reja Gracanicë, Kllokot,dhe së shpejti do të përfundoj edhe pani strategjik për komunën e Parteshit.

 "Ne dëshirojmë që të mbajmë në kujdes zhvillimin sektorial nëpër komuna varësisht nga prioritetet e tyre po punojmë ngushtë me ZKNE që t’i japim impuls të veçantë zhvillimit të turizmit në Komunën e Shtërpcës dhe Prizrenit” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Përfaqësuesi i USAID-it, Jose Garson tha se duhet të krijuar të ardhme më të mirë për komunat duke punuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm  ekonomik dhe duhet ditur të menaxhohet, udhëhiqet dhe negociohet për ide të ndryshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors