25 08 2011 Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic me bashkëpunëtorë vizitoi fshatin Prilluzhë, me ç’rast gjatë bisedës që zhvilloi me vendasit e kësaj ane, qetësoi gjendjen e cila është krijuar për shkak të ndërtimit të një ure në fshatin e tyre e cila njëherit do të lidhë rrugën kryesore Magjistralën Prishtinë/Mitrovicë me fshatrat përreth të banuara me shqiptar.

Me këtë rast z. Petrovic tha se urat bashkojnë njerëzit d.m.th. shërbejnë në bashkimin e tyre e jo në ndarjen e tyre,dhe shtoi se do të ishte shumë i kënaqur në qoftë se në të ardhmen do të ndërtoheshin sa më shumë ura lidhëse.
Zëvendëskryeministri Petrovic premtoi se me shtimin e numrit të pjesëtarëve të SHPK dhe me vendosjen e kamerave vëzhguese do të rritet më shumë siguria e këtyre banorëve që jetojnë në fshatin Prilluzhë.
"Realizimi i projekteve të infrastrukturës dhe ofrimi i shërbimeve administrative me hapjen e Zyrave Lokale paraqet prioritetin e punës të Ministrisë që drejtoj unë. Jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në interes të këtyre njerëzve dhe jam i gatshëm që edhe më tutje të punoj në këtë drejtim” – tha Ministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic përsëriti edhe një herë se është duke punuar në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, me qëllim që të ofroj siguri dhe kushte sa më të mira për jetë në tërë territorin e Kosovës.