09 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno, morën pjesë sot në Prizren në nënshkrimin e marrëveshjes së financimit për programin e bashkëpunimin ndër-kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të nënshkruar nga ministrat e integrimit evropian Vlora Çitaku dhe Majlinda Bregu.

Zëvendëskryeministri theksoi se kjo marrëveshje është një projekt i mirë, jo vetëm për dy Qeveritë, por edhe për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për qytetarët e tërë rajonit.
"Me ditën e sotme ne duam të avancojmë marrëdhëniet tona, ne duam të ndërtojmë ura, ti vejmë kufijtë pas nesh. Dita e sotme duhet të jetë diçka që do të përmirësojë bashkëpunimin tonë dhe të bëjë jetën më të lehtë për qytetarët tanë", tha zëvendëskryeministri.
Ministri Petrovic shtoi që është shumë e nevojshme për të avancuar edhe më tej komunikimin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tashmë të mira ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
"Shpresoj se të gjithë kufijtë në Ballkan një ditë do të jenë të hapur dhe nuk do ti bëhen barrë njerëzve të çfarëdo kombësie. Mendoj se ky projekt do të japë një kontribut të madh në këtë drejtim", tha ministri Petrovic.