"Komunën e Shtërpcës do ta kem në prioritetin e punës sime për ta ndihmuar dhe për ta bërë këtë komunë, një nga më të rëndësishmet … 08 mars 2011, Prishtinë
"Komunën e Shtërpcës do ta kem në prioritetin e punës sime për ta ndihmuar dhe për ta bërë këtë komunë, një nga më të rëndësishmet për mbijetesën e komunitetit serb dhe përparimin e gjithanshëm të Kosovës, një model dhe shembull i qeverisjes së mirë lokale” tha Zëvendëskryeministri Petrovic, gjatë vizitës në Shtërpce
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitojë Komunën e Shtërpcës ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Bratislav Nikolic me c’rast shprehi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar ne zhvillimin e Komunës së Shtërpcës.
Gjatë takimit me Kryetarin Nikolic, Zëvendëskryeministri Petkovic tha se Qeveria dhe Ministritë e linjës do të bëjnë gjithçka që është e mundur për përparimin dhe zhvillim të mëtejshëm të komunës së Shtërpcës.
"Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i MAPL së do të jem do të jem në dispozicion tuaj për të ndihmuar në zhvillimin dhe realizimin e planeve strategjike e planeve strategjike. Kjo do të jetë detyrë e mia më të rëndësishme” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Kryetarin z. Bratislav Nikolic.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se mbikëqyrjen në qeverisjen lokale do ta mbëwshtesë mbi tri segmente të dukshme që janë përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, kujdesi i komunës ndaj të varfërve zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë si dhe zhvillimi i infrastrukturës.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Shtërpca ka infrastrukturë të mirë zhvillimore dhe me potencial dhe duhet gjetur format dhe mundësitë që komuna dhe qytetarët të përfitojnë nga kjo dhe të krijohen mundësitë që turizmi të jetë prioritare në Komunën e Shtërpcës.
Gjatë vizitës në Shtërpce z. Petrovic u takua gjithashtu edhe me qytetarët e komunës së Shtërpcës me të cilin diskutoi për preokupimet e tyre, dhe shprehi gatishmërinë e tij për të investuar në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.
Në kuadër të agjendës së rregullt të vizitave në komuna, Zëvendëskryeministri Petrovic, nesër do ta vizitojë Komunën e Parteshit.