Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri i Kosovës Petrovic priti Ambasadoren Franceze në Kosovë znj.Maris Daviet

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic, priti sot në një takim Ambasadoren Franceze në Kosovë  Maris Daviet.

13 mars 2013 Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic, priti sot në një takim Ambasadoren Franceze në Kosovë  Maris Daviet.

Përveç bisedës lidhur me proceset në Kosovë ambasadorja Daviet ka përcjellë përkrahjen e fuqishme të Qeverisë Franceze rreth procesit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit , dhe  ka nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit  serb si dhe përfshirjen e Zëvendëskryeministrit  Petrovic në këtë proces.

Të dyja palët u pajtuan se dialogu dhe angazhimi për punë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme  është rruga e vetmee e  zhvillimit të komunitetit serb  në Kosovë dhe  regjion.

Zëvendëskryeminstri Petrovic, falenderoi Ambasadoren e Francës për mbështetjen dhe përkushtimin, duke theksuar rëndësinë dhe ndihmën e Francës në rrugën e Kosovës dhe gjithë rajonit drejt integrimit europian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors