Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic priti në takim Ministrin e Administratës Publike në Kroaci z. Davorin Mlakar

05 shtator  2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic priti në takim z. Davorin Mlakar, Ministër i Administratës Publike në Kroaci.

05 shtator  2011

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic priti në takim z. Davorin Mlakar, Ministër i Administratës Publike në Kroaci.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri  Petrovic e falënderoi Ministrin kroat për pjesëmarrjen e tij dhe te përfaqësuesve nga Kroacia në “Konferencën  Ndërkombëtare për Vetëqeverisje lokale” Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal.

"Shpresoj që organizmi i kësaj konference ti shërbej bashkëpunimit të të dyja vendeve në të mirën e qytetarëve”  tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Ministrin  e Administratës Publike në Kroaci, z. Davorin Mlakar.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se punimet e kësaj konference  synon ti shndërroj në ura bashkëpunimi mes Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në Konference.

Duke e falënderuar për pritjen Ministri kroat z. Davorin Mlakar shprehi mbështetjen e Ministrisë së Administratës Publike në Kroaci për të ndihmuar Kosovën në shkëmbimin  e përvojave më të mira në fushën e qeverisjes lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors