Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Rakić u takua me Apostolova

Prishtinë, 09 Qershor 2020.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL), Goran Rakić është takuar me shefen e zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesen Speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadoren Natalija Apostolova.

Në takim është  diskutuar për situatën aktuale politike, strategjinë e ardhshme për zhvillim ekonomik, luftën kundër pandemisë aktuale me COVID-19 dhe pasojat të cilat kanë ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë regjionin.

Zëvendës kryeministri  Rakić dhe ambasadorja Apostolova pohuan se vazhdimi i dialogut është i rëndësisë së veçantë për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e mëtejmë.     

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors