Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka, kanë vizituar sot varrezat orodokse që ndodhen pranë portës së kishës „Sveti Nikolla“ në Prishtinë, të dëmtuara para disa netëve.
23. janar 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri Petrovic ka gjykuar ashpër këtë akt vandal, duke i ftuar udhëheqësit e kësaj kishe të mbesin këtu, ndërkaq qytetarët të ndihmojnë në parandalimin e rasteve të tilla dhe të gjejnë zgjidhje që gjëra të tilla të mos ndodhin më.
Zëvendëskryeministri Petrovic dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Lauka janë pajtuar se kjo çështje mund të zgjidhet përmes dialogut që është duke u zhvilluar. Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë se do të përpiqet që të parandalohen këto ngjarje.