Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic së bashku me z. Pieter Feith, Përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare/ZCN, kanë vizituar fshatin Reçan, me qëllim të njohjes më për së afërmi me pozitën aktuale të komunitetit boshnjak në Kosovë. 20 qershor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic së bashku me z. Pieter Feith, Përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare/ZCN, kanë vizituar fshatin Reçan, me qëllim të njohjes më për së afërmi me pozitën aktuale të komunitetit boshnjak në Kosovë.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic tha se do të bëjë ç’ është e mundur për të mirën e të gjithë qytetarëve me qëllim të përmirësimit të jetës së tyre
“Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit bashkërisht me përfaqësuesit e komunitetit boshnjak do të përkushtohem për realizimin e synimeve të këtij komuniteti, me qëllim të përmirësimit të jetë së të gjithë qytetarëve ”- theksoi Ministri Petrovic.
Në këtë takim u diskutua për procesin e decentralizimit dhe dëshirën e komunitetit boshnjak për themelimin edhe të disa komunave të tjera të reja.
“Shpreh kënaqësinë që edhe Ministri Petrovic theksoi se Qeveria e Kosovës do të bëjë çka është e mundur për të fuqizuar pozitën e komunitetit boshnjak” u shpreh z. Pieter Feith, përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Nderkaq deputetja Emilia Regjepi bëri një prezantim lidhur me kushtet për një komunë të re të mundshme me shumicë boshnjake, e që kjo do të ishte Komuna e Zhupës e cila numëron rreth 13 deri 15 mijë banorë me rrethinë.
Në fund Ministri Petrovic dhe z. Feith inkurajuan përfaqësuesit e komunitetit boshnjak që të vazhdojnë të konsultohen me ministritë përkatëse në mënyrë që të realizojnë synimin e tyre për komunitetin e tyre.