Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, bashkë me Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kanë vizituar Hoçën e Madhe të Komunës së Rahovecit.
30 tetor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, bashkë me Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kanë vizituar Hoçën e Madhe të Komunës së Rahovecit.
Paraprakisht, Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Presidentja Jahjaga janë ndalur në Komunën e Rahovecit ku janë takuar me kryetarin kësaj komune, z. Smajl Latifi dhe me përfaqësues që promovojnë respektimin e të drejtave gjinore si dhe të drejtave të komuniteteve në Komunën e Rahovecit.
Vizita kishte për qëllim njohjen më së afërmi me jetën shoqërore dhe politike në këtë Komunë, si dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin që do të vazhdojë edhe në të ardhmen nga Institucionet qendrore për Komunën e Rahovecit.
Ndërkaq në Hoçë të Madhe, Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Presidentja Jahjaga, të shoqëruar edhe nga kryetari, z. Smajl Latifi, kanë vizituar biznesin familjar për prodhimin e Verës në këtë vend, si dhe realizimin projekteve kapitale të financuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal: Ndriçimin publik dhe Rregullimin e Parkut.