Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bashkë me Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga vizituan Komunën e Parteshit me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës së Parteshit z. Nenad Cvetkovic. Vizita pati për qëllim njohjen për së afërmi me progresin dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Parteshit rreth organizimit dhe funksionit si njëra nga komunat e fundit të krijuara me procesin e decentralizimit.
Gjatë takimit me Kryetarin Cvetkovic, Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Presidentja Jahjaga, ofruan mbështetje të pa rezervë të institucioneve për zhvillimin e komunë së Parteshit.