Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic është takuar sot me Komisaren e lartë për të drejtat e njeriut (UNHCR), zonjën Navanethem Navi Pillay.
19 qershor 2013
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic është takuar sot me Komisaren e lartë për të drejtat e njeriut (UNHCR), zonjën Navanethem Navi Pillay.
Në këtë takim është biseduar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic ka thëne:
“Para ca kohësh të drejtat e njeriut në Kosovës nuk kanë qenë në nivel të kënaqshëm, kjo para se gjithash pas konfliktit të viti 1999. Por, tani kemi kemi trende pozitive në këtë drejtim. Ka pasur shtypje nga ana e mazhorancës por tani gjërat kanë ndryshuar. Sot mund të jemi te kënaqur, por jo edhe tepër të kënaqur. Mbështetja sociale mungon dhe pakica ështe e shkëputur nga bota ekonomike dhe nuk kanë vende për biznese. Për momentin këtë e shoh si pengesë të madhe për realizimin e e inkluzionit social”.
Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Komesaren e lartë lidhur me të drejtat e njeriut, për formimin e zyrës , për gjuhët e cila po punon, për standardizimin dhe përdorimin e drejtë të gjuhës serbe dhe gjuhëve tjera.