Me qëllim të përkrahjes së personelit të Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizituar sot këtë Zyrë, me ç’rast ka gjykuar ashpër sulmet që janë bërë ndaj personelit të ZAMV, me shpresë se kryerësit e këtyre veprave do të gjinden para drejtësisë. 27 shkurt 2013, Prishtinë
Me qëllim të përkrahjes së personelit të Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizituar sot këtë Zyrë, me ç’rast ka gjykuar ashpër sulmet që janë bërë ndaj personelit të ZAMV, me shpresë se kryerësit e këtyre veprave do të gjinden para drejtësisë.
Zëvendëskryeministri Petrovic ju ka ofruar përkrahjen maksimale zyrtarëve të kësaj zyre, me shpresë se ndodhitë e fundit mos t’i pengojnë në procesin e punës, proces ky, që deri më tani ka pasur për qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.