Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic ka vazhduar vizitën në New York

20 tetor 2011,  New York
Petrovic në New York:  “Plani Ahtisaari është zgjedhja më e mirë për Kosovën, dhe ka krijuar besueshmëri dhe stabilitet për vendin dhe qytetarët ”

20 tetor 2011,  New York
Petrovic në New York:  Plani Ahtisari është zgjedhja më e mirë për Kosovën, dhe ka krijuar besueshmëri dhe stabilitet për vendin dhe qytetarët

Pas vizitës në Uashington, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  vazhdoi vizitën në New York   ku është pritur nga autoritete të larta të  New Yorkut.

Gjatë kësaj vizite zëvendëskryeministri Petrovic u takua me  Ambasadoren  e Përhershme të SHBA – s në  Kombet e  Bashkuara,  znj.  Rosemarie Di Carlo.

"Plani Ahtisari është zgjedhja më e mirë për Kosovën, dhe ka krijuar besueshmëri dhe stabilitet për vendin dhe qytetarët"  ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Ambasadoren  e Përhershme të SHBA-së në  Kombet e Bashkuara znj.  Rosemarie Di Carlo.

Duke folur për situatën në Veri të Mitrovicës, Zëvendëskryeministri Petrovic apeloi tek autoritetet ndërkombëtare për tejkalimin e situatës në Veri duke potencuar se Integrimi i qytetarëve serb të Veriut në Institucionet e Kosovës është çelësi i zgjedhjes së problemit në Veri.

"Nuk jam këtu për të bërë marketing politike, por për të kërkuar mbështetjen tuaj për të ndërtuar ardhmëri të ndritshme për fëmijët tanë”  tha Zëvendëskryeministri Petrovic  gjatë takimit me znj.  Rosemarie Di Carlo.

Me ftesë të Universitetit të Kolumbias, Zëvendëskryeministri Petrovic mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kolumbias dhe gjithashtu u takua edhe me Përfaqësuesin Permanent të Nigerisë në Këshillin e Sigurimit, Joy Ogwu.

Zëvendëskryeministri Petrovic  zhvilloi  një takim edhe me Zëvendëssekretarin Gjeneral të Departamentin e Shtetit për operacione paqësore në Kombet e Bashkuara z. Herve Landsour dhe përfaqësues të Misionit Diplomatike  nga Kina.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors