Zëvendëskryeministri i Kosovë, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka qëndruar në Janjevë, me qëllim të njohjes më së afërmi me hallet dhe problemet e banorëve të këtushëm.

Gjatë kësaj vizite Ministri Petrovic, është pritur nga ambasadori i Kroacisë në Kosovë, z. Zoran Vodopija, kleriku Matej Palic dhe qytetarë të komunitetit kroat.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë se bashkërisht me ambasadën e Kroacisë në Kosovë do të bëjnë përpjekje që të ndihmojnë qytetarët e komunitetit kroat që jetojnë në Janjevë.
“Është hera e parë që zyrtarisht vizitoj këtë vend dhe sot erdhëm që të bisedojmë me banorët e këtushëm që t’u japim shpresë për një të ardhme me të mirë dhe t’ju ndihmojmë në çështje më me prioritet për një jetë më të mirë”.
Ministri Petrovic u bëri thirrje të gjithë të zhvendosurve kroat të kthehen dhe premtoi se do të kenë mbështetjen dhe ndihmën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.