Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, mori pjesë në vënien e gurëthemelit për objektin e Agjencisë për Menaxhim dhe Administrim të Parkut të Biznesit në Mitrovicë. 05 korrik 2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, mori pjesë në vënien e gurëthemelit për objektin e Agjencisë për Menaxhim dhe Administrim të Parkut të Biznesit në Mitrovicë.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi përkushtimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e cila në vazhdimësi ka mbështetur bashkëpunimin me komunat e Kosovës, në sferën e zhvillimit ekonomik permes donatorëve.
“MAPL ka siguruar një shume te mjeteve nga Buxheti i vitit 2012 në vlerë prej 900.000,00 euro si kontribut i Kosovës për të bashkë-financuar Skemën Eured-it të Granteve të Bashkimit Evropian. Duke qenë subjekt i miratimit nga Kuvendi i Kosovës obligues për menaxhimin e këtij projekti është po kjo Ministri e cila është duke e implementuar këtë fond sipas planifikimit. Poashtu, ne si Ministri nga fondi për zhvillim të infrastrukturës sociale për vitin 2012 vetëm në komunën e Mitrovicës kemi financuar 2 projekte në vlerë prej 97,490.00 euro" – theksoi Ministri Petrovic.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Avni Kastrati tha se fokusi i këtij projekti do të jetë në bizneset që do të vendosen në rajonin e Mitrovicës.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Zv/ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani si dhe Zëvendësshefi për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Melvin Asin.
Objekti i i Agjencisë për Menaxhim e Administrim të Parkut të Biznesit, në Mitrovicë financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Komuna e Mitrovicës në partneritet me Prishtina REA.