Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic mori pjesë në inagurimin e objektit komunal të Istogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal  z.Slobodan Petrovic  së bashku me Ambasadoren Amerikane në  Kosovë, znj.Tracey ann Jakobson  vizituan sot komunën e Istogut  me rastin e inagurimit të objektit komunal.

27 dhjetor 2012, Prishtinë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal  z.Slobodan Petrovic  së bashku me Ambasadoren Amerikane në Kosovë, znj.Tracey ann Jakobson  vizituan sot komunën e Istogut  me rastin e inagurimit të objektit komunal.

Zëvëndëskryeministri  Petrovic  dhe Ambasadorja  Amerikane në Kosovë  znj.Jakobson, u pritën nga kryetari i komunës së Istogut  z.Haki Rugova.

Në fillim të ceremonisë Zëvëndëskryeministri Petrovic , përshëndeti të gjithë të pranishmit  duke dëshiruar kryetarit dhe stafit të kësaj komune  shumë fat dhe sukses në punën e tyre të mëtutjeshme, ashtu siç treguan deri më tani.

“Do të kisha falenderuar  USAID-in për përkrahjen e ofruar. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe  Qeveria e Kosovës  mbesin të përkushtuara  në ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës  edhe në të ardhmën, jo vetëm në komunën e Istogut por në të gjitha komunat e Kosovës”,  tha ministri Petrovic.

Projekti “Renovimi i kulmit të objektit komunal” është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal , përkatësisht nga fondi për infrastrukturë në vlerë prej  80.000 euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors