08 tetor 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan morri pjesë në debatin me temën “Sfidat nga Paradigma Ahtisaari Plus: Çfarë mendojnë liderët e komuniteteve etnike në Kosovë?”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Zëvendëskryeministri Petrovic: “Transparenca ndaj qytetareve për mua është çelësi i zvogëlimit të tensioneve“
08 Tetor 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan morri pjesë në debatin me temën “Sfidat nga Paradigma Ahtisaari Plus: Çfarë mendojnë liderët e komuniteteve etnike në Kosovë?”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
“Transparenca ndaj qytetareve për mua është çelësi i zvogëlimit të tensioneve“ tha Zëvendëskryeministri Petrovic në fillim të këtij debati.
Duke folur për dialogun Prishtinë Beograd, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se qytetarët nuk do te ankohen nëse arihen marrëveshje, sepse e kanë kuptuar si duket situata kur nuk ka marrëveshje.
Duke theksuar rëndësinë e implementimit në Praktikë të Pakos Marti Ahtisaari, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se implementimi është shumë më rëndësishëm se sa shkronjat në letër. “Dua të përsëris se Plani i Ahtisaarit është plan i mire por duhet të këtë implementimin e plote te tije dh implementimi është shumë më i rëndësishëm se sa shkronjat në letër“, theksoi z. Petrovic.
“Plane dhe ide ka dhe janë të mirëseardhur por duhet të jenë të pranueshme edhe për publikun jo vetëm zyrtarëve por ku do te mundemi që ne mënyre demokratike ta trasojmë rrugën për fëmijët tanë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ne debatin me temën “Sfidat nga Paradigma Ahtisaari Plus: Çfarë mendojnë liderët e komuniteteve etnike në Kosovë?”, foli edhe analisti Behlul Beqaj dhe përfaqësues nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.