Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në Çagllavicë

Në kuadër të investimeve në komunat e reja, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka financuar projektin për rregullimin e kanalizimit në fshatin Çagllavicë të komunës së Graçanicës.

16 gusht 2012, Prishtinë

Në kuadër të investimeve në komunat e reja, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka financuar projektin për rregullimin e kanalizimit në fshatin Çagllavicë të komunës së Graçanicës.

Më ketë rast Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi fshatin Çagllavicë ku kanë filluar punimet për rregullimin e  kanalizimit në këtë fshat.

“Përshëndes fillimin e punimeve rreth këtij projekti dhe premtoj se si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të ju përkrahim në kërkesat e juaja, të cilat gjithnjë do të kenë prioritet përmirësimin e jetës së banorëve të këtushëm”, theksoi Ministri Petrovic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors