Në kuadër të investimeve në komunat e reja, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka financuar projektin për rregullimin e kanalizimit në fshatin Çagllavicë të komunës së Graçanicës.
16 gusht 2012, Prishtinë
Në kuadër të investimeve në komunat e reja, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka financuar projektin për rregullimin e kanalizimit në fshatin Çagllavicë të komunës së Graçanicës.
Më ketë rast Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi fshatin Çagllavicë ku kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit në këtë fshat.
“Përshëndes fillimin e punimeve rreth këtij projekti dhe premtoj se si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të ju përkrahim në kërkesat e juaja, të cilat gjithnjë do të kenë prioritet përmirësimin e jetës së banorëve të këtushëm”, theksoi Ministri Petrovic.