Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në festivalin “T’i bashkojmë zemrat përmes Artit dhe Kulturës”

Petrovic: Nëpërmjet këtij festivali bashkërisht do të përçojmë  një mesazh tek bota demokratike që reflekton barazi qytetare pa dallime feje, race dhe gjinie, me një synim të përbashkët që nëpërmjet vlerave tona kulturore tradicionale dhe artistike të ndërtojmë ardhmëri evropiane për të rinjtë tanë.

20 shtator 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në  festivalin e parë etnologjik, multi kulturor dhe regjional në Kosovë i titulluar “T’i bashkojmë zemrat përmes Artit dhe Kulturës”. 

Duke përshëndetur organizatorët e këtij festivali Zëvendëskryeministri Petrovic tha se ndërtimi dhe zhvillimi i shoqërisë Kosovare mbi vlera demokratike dhe evropiane është promovimi më i mirë i demokracisë  dhe vlerave kulturore

“Nëpërmjet këtij festivali bashkërisht do të përçojmë  një mesazh tek bota demokratike që reflekton barazi qytetare pa dallime feje, race dhe gjinie, me një synim të përbashkët që nëpërmjet vlerave tona kulturore tradicionale dhe artistike të ndërtojmë ardhmëri evropiane për të rinjtë tanë”, theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Festivali “T’i bashkojmë zemrat përmes Artit dhe Kulturës”,  është organizuar  nga Shoqëria Kulturo-Artistike “Talentët e rinjë” nga Prizreni në bashkëpunim me OJQ “Dera e hapur” nga Prishtina, përkrahur nga Ekipi i Agjencive të OKB-së në Kosovë, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Prishtinës si dhe Mercy Corps në Kosovë. 

Festivali mëton të sjellë së bashku shoqëritë kulturo-artsitike nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Sllovenia të cilët do të shfaqin trashëgiminë e tyre kulturore si mënyra për të promovuar paqen, tolerancën dhe diversitetin kulturor me anë të prezantimit të kostumeve folklorike, punimeve artizanale dhe ushqim tradicional nga Kosova dhe regjioni.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors