Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të aneksit të ndërtesës për shërbime për qytetarë, në Komunën e Novobërdës.
28 shkurt 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të aneksit të ndërtesës për shërbime për qytetarë, në Komunën e Novobërdës.
Në fillim të vizitës së tij në Novobërdë, Zëvendëskryeministri Petrovic, i shoqëruar edhe nga zonja, Maureen Shauket, drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, u takua me kryetarin e Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, për të vazhduar më pas me inaugurimin e ndërtesës.
Në fjalën hyrëse të ceremonisë, Ministri Petrovic theksoi përkrahjen financiare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për Komunën e Novobërdës si edhe vitet e kaluara, po ashtu edhe gjatë vitit 2012.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal edhe gjatë vitit 2012 ka përkrahur komunat në fushën e investimeve kapitale, duke përfshirë financimin nga Programi i infrastrukturës, bashkëfinancimin me IPA, Programi për Zhvillim Rajonal dhe Programet e MAPL-së, IPA-s me zyrën e BE-së në Kosovë ku përfshihet Programi i Infrastruktura Ekonomike dhe Sociale e komunave faza VI dhe VII dhe projekti masat e eficences së energjisë në objektet publike. Realizimi i këtij projekti ka rëndësi të madhe sepse janë krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët e këtij lokaliteti”.
Projekti “Rregullimi i objektit të administratës Komunale” ka kushtuar 116 mijë e 474 euro, ku prej tyre 89 mijë e 474 euro janë financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 27 mijë euro janë financim nga USAID.