Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në Konferencën “Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe komuniteti serb në Kosovë”

Petrovic: “Unë mund të them se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet e Kosovës po investojnë të gjitha kapacitetet e tyre dhe po punojnë me ngulm për krijimin e një ardhmërie më të mirë për bashkësinë serbe”

18 korrik 2012, Prishtinë

Petrovic: “Unë mund të them se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet e Kosovës po investojnë të gjitha kapacitetet e tyre dhe po punojnë me ngulm për krijimin e një ardhmërie më të mirë për bashkësinë serbe”

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në Konferencën “Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe komuniteti serb në Kosovë”, organizuar nga  Këshillit për Qeverisje Përfshirëse.

Në këtë Konferencë Ministri Petrovic tha se me përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë dhe rrugën drejt BE,  nevojitet një përkushtim dhe pjesëmarrje e të gjithëve duke filluar nga mbrojtja e  të drejtave të njeriut deri te standardi i lartë i jetesës dhe nëse Kosova dëshiron të kthehet mbrapa  dhe dëshiron të mos kenë liri dhe liberalizim të vizave, atëherë Kosova do të mbetet një vrime e zezë në këtë rajon, po Kosova këtë nuk e  dëshiron nënvizoi Ministri Petrovic.

“Unë e di se  përpara na pret një rrugë e gjatë për zhvillim dhe dëshmim për të cilin kërkohet angazhim i të gjithëve dhe nuk mjafton që në këtë të marrin pjesë vetëm institucionet,  qoftë qeveri ose parlament, por e tërë shoqëria duhet të jetë  mobilizuar.

Unë mund të them se përfaqësuesit e  bashkësisë serbe në institucionet e Kosovës po investojnë të gjitha kapacitete e tyre dhe po punojnë me ngulm për krijimin e një ardhmërie më të mirë për bashkësinë serbe,  unë gjithsesi  e di se gjithmonë ka hapësirë për më shumë e më mirë por është shumë lehtë të bëhet kritika , por e vërteta është se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet tona pa marrë parasysh përfaqësinë politike po bëjnë maksimumin e tyre”  theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Në Konferencën “Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovë”, folën edhe z. Pieter Feith, Përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare/ZCN, z. Jakup Krasniqi, Kryetari Kuvendit të Kosovës, ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang.

Konferenca vazhdoi me diskutimet rreth implikimeve të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë nga përfaqësues të partive politike, përfaqësues të shoqërive civile dhe  Këshillit për qeverisje përfshirëse.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors