Petrovic: “Unë mund të them se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet e Kosovës po investojnë të gjitha kapacitetet e tyre dhe po punojnë me ngulm për krijimin e një ardhmërie më të mirë për bashkësinë serbe”
18 korrik 2012, Prishtinë
Petrovic: “Unë mund të them se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet e Kosovës po investojnë të gjitha kapacitetet e tyre dhe po punojnë me ngulm për krijimin e një ardhmërie më të mirë për bashkësinë serbe”
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në Konferencën “Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe komuniteti serb në Kosovë”, organizuar nga Këshillit për Qeverisje Përfshirëse.
Në këtë Konferencë Ministri Petrovic tha se me përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë dhe rrugën drejt BE, nevojitet një përkushtim dhe pjesëmarrje e të gjithëve duke filluar nga mbrojtja e të drejtave të njeriut deri te standardi i lartë i jetesës dhe nëse Kosova dëshiron të kthehet mbrapa dhe dëshiron të mos kenë liri dhe liberalizim të vizave, atëherë Kosova do të mbetet një vrime e zezë në këtë rajon, po Kosova këtë nuk e dëshiron nënvizoi Ministri Petrovic.
“Unë e di se përpara na pret një rrugë e gjatë për zhvillim dhe dëshmim për të cilin kërkohet angazhim i të gjithëve dhe nuk mjafton që në këtë të marrin pjesë vetëm institucionet, qoftë qeveri ose parlament, por e tërë shoqëria duhet të jetë mobilizuar.
Unë mund të them se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet e Kosovës po investojnë të gjitha kapacitete e tyre dhe po punojnë me ngulm për krijimin e një ardhmërie më të mirë për bashkësinë serbe, unë gjithsesi e di se gjithmonë ka hapësirë për më shumë e më mirë por është shumë lehtë të bëhet kritika , por e vërteta është se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në institucionet tona pa marrë parasysh përfaqësinë politike po bëjnë maksimumin e tyre” theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në Konferencën “Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovë”, folën edhe z. Pieter Feith, Përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare/ZCN, z. Jakup Krasniqi, Kryetari Kuvendit të Kosovës, ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang.
Konferenca vazhdoi me diskutimet rreth implikimeve të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë nga përfaqësues të partive politike, përfaqësues të shoqërive civile dhe Këshillit për qeverisje përfshirëse.