Zëvendëskryeministri Petrovic në Konferencën „Kaptinë e mbyllur në Ballkan“

Petrovic: „Asgjë nuk është ideale, por ekziston baza të cilën e kemi forcuar dhe e cila duhet të vazhdojë. Zhvillimi i Kosovës do të matet me raportin për avancimin e Kosovës. Tani kjo mbetet vetëm tek ne, Qeveria e Kosovës do të thotë do të shkoj në të majtë apo në të djathtë…

11 shtator 2012

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare „Kaptinë e mbyllur në Ballkan“, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në fjalimin e tij, në këtë Konferencë Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi se lufta në institucione t e Kosovës është një luftë e drejtë dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund t’u ndihmohet komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera.

“Unë jam i  vetëdijshëm për vështirësitë që mund të dalin. Unë vet i kam provuar dhe e di se çka do të thotë pamundësia dhe bllokada, por gjithnjë duhet të gjendet një rrugë. Qëndrimet e mia liberale bazohen në atë se çdo herë mund të gjendet zgjidhja kur qytetari është në vend të parë dhe asnjëherë të mos shikohet sesi quhet ai qytetar. Unë shpresoj dhe dua që Kosova ta forcoj demokracinë duke ndërtuar institucione demokratike, ku nuk do të jenë të nevojshëm zyrtarë ndërkombëtar, por zyrtarë vendor me kapacitete të plota-theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Duke vlerësuar si përparim procesin e Decentralizimit, në veçanti hapjen e zyrës së Mitrovicës, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se kjo zyrë është duke funksionuar si duhet dhe kjo tregon se gjërat nuk mund të zgjidhen me forcë, por me logjikë.

Në fund, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se zhvillimi i Kosovës do të matet me raportin për avancimin e Kosovës dhe kjo mbetet sfidë për qeverinë  e Kosovës.

“Asgjë nuk është ideale, por ekziston baza të cilën e kemi forcuar dhe e cila duhet të vazhdojë. Zhvillimi i Kosovës do të matet me raportin për avancimin e Kosovës. Tani kjo mbetet vetëm tek ne, Qeveria e Kosovës do të thotë do të shkoj në të majtë apo në të djathtë, do të shkojë në bashkësinë evropiane apo në të kaluarën. Bashkësia ndërkombëtare na ka ndihmuar të ndryshojmë qëndrimet, por bashkësia ndërkombëtare nuk mund të na ndihmoj nëse ne nuk dëshirojmë”.