Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë sot në seancën inaguruese të Kuvendit Komunal të Graçanicës, e cila është organizuar me rastin e marrjes së mandatit të kryetarit të ri si dhe këshilltarëve të posa zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale
24 dhjetor 2013 Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë sot në seancën inaguruese të Kuvendit Komunal të Graçanicës, e cila është organizuar me rastin e marrjes së mandatit të kryetarit të ri si dhe këshilltarëve të posa zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale.
Zëvendëskryeministri Petrovic i uroi kryetarit të ri Branimir Stojanovic detyrën e re , si dhe këshilltarët e KK të Graçanicës me dëshirën që bashkëpunimi i kësaj komune me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të jetë në harmoni me ligjin dhe marrëdhënie të mira , sepse kjo siguron arritjen dhe zhvillimin e Komunës , e gjithë kjo me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
Në këtë seancë inauguruese, përveç një numri të madh të qytetarëve të komunës së Graçanicës,mori pjesë edhe Ministri pa protofol në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovë, Aleksandar Vulin.