Zëvendëskryeministri si dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në kabinetin e tij, Ambasadorin Gjerman në Kosovë, z. Peter Blomajer.
08 janar 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri si dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në kabinetin e tij, Ambasadorin Gjerman në Kosovë, z. Peter Blomajer.
Situata në Kosovë, me theks të veçantë konstituimi i komunave në Veri, ishin tema të bisedës ndërmjet Zëvendëskryeministrit dhe Ambasadorit Gjerman.
Në këtë takim mori pjesë, edhe Udhëheqësi i Departamentit ligjor dhe monitorim të Komunave z. Agron Maxhuni.