Zëvendëskryeministri Petrovic në takim me Ambasadorin Gjerman në Kosovë Blomajer

Zëvendëskryeministri si dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic  priti sot në kabinetin e tij,  Ambasadorin Gjerman në Kosovë, z. Peter Blomajer.

08 janar 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri si dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic  priti sot në kabinetin e tij,  Ambasadorin Gjerman në Kosovë, z. Peter Blomajer.

Situata në Kosovë, me theks të veçantë konstituimi i komunave në Veri, ishin tema të bisedës ndërmjet Zëvendëskryeministrit dhe Ambasadorit Gjerman.

Në këtë takim mori pjesë, edhe Udhëheqësi i Departamentit ligjor dhe monitorim të Komunave  z. Agron Maxhuni.