Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në mbledhjen e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga znj. Suzana Novobërdaliu, kryetare e Komisionit.
25.03.2013 Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe z. Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm morën pjesë në mbledhjen e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga znj. Suzana Novobërdaliu, kryetare e Komisionit.
Në këtë mbledhje, Zëvendëskryeministri Petrovic raportoi në Komisionin Parlamentar lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të dala nga Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2011, që kishte të bënte me implementimin e Ligjit për gjuhët dhe Ligjit për qasje në dokumente publike.
Duke folur për Implementimin e Ligjit për gjuhët, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se qeveria është e përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve, në mënyrë që të ketë integrim sa më të shpejt.