Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në takim me kryetarë të komunave.
17 janar 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në takim me kryetarë të komunave.
Zëvendëskryeministri Petrovic përshëndeti të pranishmit, kryetarin e komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, zëvendësministrin për Integrime Evropiane, z. Gëzim Kasapolli, si dhe kryetarët e pranishëm të komunave, duke iu dëshiruar mirëseardhje në takimin e parë për vitin 2013.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me qëllim të realizimit të obligimeve të saj që dalin nga legjislacioni dhe që drejtpërdrejt ndikojnë në kompetencat e saj, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të zhvillimit të akteve sekondare të cilat ndihmojnë në implementimin e obligimeve ligjore në qeverisje lokale” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
MAPL në raport me komunat ka ndërmarr veprime konkrete si: Rregulloren për procedurat e bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkombëtar, Rregulloren për stimulimin e bashkëpunimit ndërkomunal si dhe Rregulloren për hartimin dhe shpalljen e akteve komunale “, tha Ministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic prezantoi qëllimet e këtyre rregulloreve, duke shprehur përkushtimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal në përmbushjen e përgjegjësive ligjore në raport me komunat.
Ndërkohë që Kryetari i Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, bëri një prezantim mbi përvojën e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.