Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në takim me kryetarët e komunave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  mori pjesë në takim  me kryetarë  të komunave.

17 janar  2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  mori pjesë në takim  me kryetarë  të komunave.

Zëvendëskryeministri Petrovic përshëndeti të pranishmit, kryetarin e komisionit për Integrime Evropiane  në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, zëvendësministrin për Integrime Evropiane, z. Gëzim Kasapolli, si dhe kryetarët e pranishëm të komunave, duke iu dëshiruar mirëseardhje në takimin e parë për vitin 2013.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me qëllim të realizimit të obligimeve të saj që dalin nga legjislacioni dhe që drejtpërdrejt ndikojnë në kompetencat e saj, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të zhvillimit të akteve sekondare  të cilat ndihmojnë në implementimin e obligimeve ligjore  në qeverisje lokale” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

MAPL në raport me komunat ka ndërmarr veprime konkrete si: Rregulloren për  procedurat  e bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkombëtar, Rregulloren për stimulimin  e  bashkëpunimit  ndërkomunal si dhe Rregulloren  për hartimin dhe shpalljen e akteve komunale “, tha  Ministri  Petrovic.

Zëvendëskryeministri  Slobodan Petrovic prezantoi qëllimet e këtyre rregulloreve, duke shprehur  përkushtimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal në përmbushjen e përgjegjësive ligjore në raport me komunat.

Ndërkohë që Kryetari i Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, bëri një prezantim mbi përvojën e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors