Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në takim me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic priti sot në takim  përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të  NATO-s, kryesuar nga Udhëheqësja e delegacionit: Beatriz RODRIGUEZ-SALMONES,  zëvendëskryetare  e Spanjës.

29. maj 2013. Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic priti sot në takim  përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të  NATO-s, kryesuar nga Udhëheqësja e delegacionit: Beatriz RODRIGUEZ-SALMONES,  zëvendëskryetare  e Spanjës.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e NATO-s, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic prezantoi   zhvillimet politike dhe sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë aktiviteteve konkrete  që janë ndërmarrë në fushën e sigurisë dhe  përmirësimin e kualitetit të jetës së komuniteteve në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Petrovic ka folur edhe për procesin e integrimeve evropiane dhe zhvillimet politike në Veri të Kosovës. Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri Petrovic ka përsëritur mbështetjen e tij  për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Duke folur për situatën në Veri të Mitrovicës, Petrovic i njoftoi përfaqësuesit e NATO-s edhe për rezultatet e punës së Zyrës Administrative në Mitrovicë dhe projektet konkrete të investuara në komuna, posaçërisht ato që janë orientuar në investime publike dhe në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të forcimit  dhe zhvillimit të komunave të reja.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të  NATO-s, për punën dhe rolin e NATO-s  në  Kosovë  duke shtuar nevojën për mbështetje te mëtutjeshme në këtë fushë me qëllim të forcimit të sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët.

Pjesë e delegacionit të NATOS ishin edhe përfaqësuëesit nga vendetje e tjera:  Ojars Eriks KALNINS (nënkryetar), Lituania ; José LELLO (nënkryetar , Komisioni për politikë, Portugalia; Dragutin MATE, Slovenija; Ali Riza ALABOYUN, Turqia;  Muzaffer BASTOPCU, Turqia; Michael GAPES, Britania e Madhe; Lord HAMILTON OF EPSOM, Britaniaa e Madhe. Zyrtar i zyrës ndërlidhëse  të NATO-s, gjeneral  Ornello BARON, Beograd.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors