Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic po qëndron në… Prishtinë, 29 qershor 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic po qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë të Veriut i shoqëruar nga një delegacion i gjerë i kryetarëve të komunave, kryesuesve të Asambleve komunale dhe zyrtareve komunal që paralelisht po zhvillojnë takime te shumta në nivelin komunal me homologet e tyre në këtë vend.
Ministri Petrovic ka takuar zyrtarë të lartë të Parlamentit, Qeverisë dhe qytetit të Belfastit. Në vizitën që i ka bërë Parlamentit të Irlandës së Veriut, z. Petrovic është pritur nga Kryetari i Parlamentit William Hav dhe deputetë të 2 partive kryesore ne këtë vend me të cilët ka biseduar lidhur me përvojat parlamentare ne zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe veçanërisht për rolin e parlamentit në procesin e reformave te pushtetit lokal që janë duke kaluar Irlanda e Veriut dhe Kosova.
Një takim të veçantë Ministri Petrovic ka zhvilluar edhe me Ministrin e Ambientit, z. Alex Attwood ku kanë biseduar për rolin që ka zhvillimi ekonomik në zvogëlimin e situatave konfliktuoze dhe krijimin e besimit mes komuniteteve.
Ministri Attwood e ka informuar Ministri Petrovic lidhur me procesin e riorganizimin territorial që është duke ndodhur në Irlandë dhe procesin e zvogëlimit të komunave për shkak te eficiences dhe zvogëlimit të kostos buxhetore, derisa Ministri Petrovic ka prezantuar progresin e arritur në kuadër të decentralizimit në Kosovë.
Shembulli i Kosovës ka thënë Ministri Petrovic është një rast i mire për të kuptuar se si procesi i decentralizimit mund të ndikoj për të mirë në jetën e komuniteteve veçanërisht atyre pakicë dhe si mund të përmirësoj ambientin shoqëror në nivel lokal.