Zëvendëskryeministri Petrovic në vizitë zyrtare në Malin e Zi

Forcimi i bashkëpunimit  ndër-qeveritar dhe nder-ministror  mes  Kosovës me Malit të  Zi, ishin temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit të  Kosovës dhe Ministrit të  i Administrimit të Pushtetit Lokal… Forcimi i bashkëpunimit  ndër-qeveritar dhe nder-ministror  mes  Kosovës me Malit të  Zi, ishin temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit të  Kosovës dhe Ministrit të  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic me z. Ferhata Dinose, Ministër për të Drejtat e Pakicave dhe z. Ivan  Brajovca Ministër i  Punëve të Brendshme.

Slobodan Petrovic  takoi Ministrin  për të Drejtat e Pakicave Ministrin  në Malin e Ziz. Ferhata Dinosa

Zëvendëskryeministrit i Kosovës dhe Ministrit të  i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic, po realizon vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi,  pas marrjes postit të Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të MAPL-së. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe shkëmbimi i informatave për çështjet që lidhin fushat me interes për të dyja vendet, u diskutuan mes takimit që pati Zëvendëskryeministrit të  Kosovës dhe Ministrit të  i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic dhe  Ministrit Ferhata DinosA, Ministër për të Drejtat e Pakicave dhe z. Ivan  Brajovca Ministër i  Punëve të Brendshme.

Vizita e z. Petrovic në Malin e Zi realizohet vetëm pak ditë pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të  qartë vendimin e saj për të pranuar komunitetin pakicë malazes dhe kroatë në Kosovë, që pritet të përfshihet në kuadër të procesit për ndryshmet kushtetuese për të cilat tashmë ekziston dakordim i plotë.

Ky vendim është vlerësuar me notë të lartë nga të gjitha takimet që ministri ka zhvilluar në Podogoricë. Në këtë rast është nënvizuar gatishmëria e Qeverisë së Malit të Zi që në një periudhë optimal të realizohet edhe shkëmbimi  përfaqësimit diplomatik mes dy vendeve.

Ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe refuxhatët kosovarë që përkohësisht jetojnë në Mal të Zi për të cilat Qeveria e Kosoves sot ka marr  zotime se do të ofrojë evidencë të qartë nga librat amzë në mënyrë që ata mund të integrohen në shoqrinë malzaese apo me vullnetin e tyre kthehen ne vendin e origjinise ku Qeveria kosovare do të ofrojë mbështetjen e plotë të ri-integrimit në institucione e shoqëri.